“Audicioni” sonte premierë në “ODA”

Shfaqja “Audicioni”, nga James Johnson dhe me regji të Mentor Shalës do të jepet premierë në teatrin “ODA”, në mbrëmjen e së premtes, në ora 20:00. Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të paraqiten aktorët: Sindi Çitaku, Tringa Hasani dhe Lyra Xhoci.

Lauren është si shumica e aktoreve të reja – dëshiron të jetë e famshme, dhe për tu bërë e famshme duhet të kalojë procesin e audicionit.

Kur lajmërohet të marrë pjesë në audicion për rolin e “jetës”, rol që do t’ia ndërtojë karierën, nuk e ka idenë që regjisorja, Stella, ka qasje unike ndaj asaj se si duhet të mbahet audicioni; si duhet të testohet aktori dhe çka duhet e çka nuk duhet thënë.

Afër pikës së thyerjes, Lauren i nënshtrohet drogës dhe lojërave psikologjike si pjesë e audicionit, me të vetmin qëllim që Stella të kuptojë se deri ku mund të shkojë aktori që ta fitojë rolin.
Skena dhe rekuizitat nga Blerim Shala, kurse kostumet për Jetmira Hoxha.