Artisti kosovar që fitoj garën e madhe të fotografisë në Zvicër

Artisti kosovar Visar Kryeziu, i cili jeton dhe vepron në Zvicër është fitues në garën nga Knorr për fotografi.

“Knorr” është një industri gjigante zvicrena për prodhimin e erërave, aromave e vegetës, e cila është themeluar në vitin 1840 dhe konsiderohet si një nga firmat më të fuqishme ne shtetin zvicran.

I pyetur se si erdhi deri tek pjesmarrja në këtë konkurs dhe për të gjitha detajet rreth kësaj gare por dhe projektet e tij ai rrëfen në një intervistë për Gazetën Tribuna

Gazeta Tribuna: Si arrite të bëhesh pjesë e garës për fotografi në Knorr?

Kryeziu: Në gazetën shumë të njohur zvicerane “20 minuten” e kam parë që është një konkurs i madh me karakter garues i hapur nga Knorr për fotografi. Kriteret në këtë konkurs ishin që fotografia pjesëmarrëse në garë të ishte me ide të mirë, me kreativitet të mirë dhe të jetë e magjishme. Dhe po ashtu në fotografi të bëhet marketing i vegetës nga Knorr. Sapo pashë konkursin unë veçse e krijova idenë time në kokë se çfarë fotografie duhet të bëj.

Gazeta Tribuna: Me çfarë fotografie konkurrove në këtë garë?

Kryeziu: Shfrytëzova rastin që në fotografi si personazh t’i marr fëmijët e mij, gjegjsisht vajzën time Stinën dhe përveç kësaj të përfshi një pejsazh të bukur dhe shpezë apo kafshë. I kam marr produktet e Knorr, gjegjësisht vegetën dhe kam shkuar me fëmijët në liqenin “Greifensee”. Aty nuk përgatita ndonjë skenë në mënyrë mekanike, por prita që ajo të krijohet sa më natyrale, në mënyrë që edhe fotografia të del ashtu. Shfrytëzova rastin kur vajza Stina po ushqente mjellmat dhe disa shota të cilat ishin afruar rreth saj për të marr ushqimin dhe në këtë situatë e kam vendosur edhe produktin e vegetës Knorr dhe kam shkrep aparatin duke e zënë një pamje të mrekullueshme.

Gazeta Tribuna: Sa është i rëndësishëm ky çmim për ju?

Kryeziu: Në këtë konkurs kanë qenë dy çmime, ai brenda territorit të Zvicrës dhe jashtë saj. Unë kam fituar atë brenda,pasi që fotografia është realizuar brenda territorit zvicerian. Për këtë konkurs e kam shpërnda edhe vet në Facebook në mënyrë që edhe fotografët tjerë nga Kosova apo nga vendet tjera të konkurrojnë dhe të fitojnë ndonjë çmim. Në çastin që pashë që fotografia ime është fituese, edhe pse kasha përshtypje të mira për fitore, megjithatë isha mjaftë i emocionuar nga gëzimi sepse bëhet fjalë për një konkurs që ka qenë i fortë dhe më shumë marketing në gazetat më të njohura zviceriane. Por gruaja ime ishte edhe më e gëzuar, sepse fituam një pushim të mrekullueshëm në alpet zviceriane në vlerë 2500 franga. Gjithsesi unë bërë një hap tutje drejt artit dhe biznesit. Sigurisht se ky çmim do të ndikoj shumë edhe në karrierën time si fotograf.

Gazeta Tribuna: Sa keni qenë i pranishëm me vepra artistike ne ekspozita dhe cilat janë planet tua në të ardhmen?

Kryeziu: Deri tani kam marr pjesë në shumë ekspozita kolektive në Kosovë dhe Zvicër, kryesisht kam marr pjesë më grafikë, por edhe me fotografi. Në të ardhmen e afërt jam duke e përgatitur një ekspozitë personale të fotografisë e cila do të mbahet në Zvicër. Figurë kryesore në fotografitë e mija janë fëmijët, pasi që ata janë krijesa që e shohin botën krejt ndryshe nga është në realitet. Ata janë inspirimi im dhe më së miri këtë e kam vërejtur kur u bëra edhe vet prind e që dal vazhdimisht me aparatin në dorë në natyrë së bashku me fëmijët. Fëmijët janë të natyrshmit./Gazeta Tribuna/

12028983_10201156261704238_1168215916_n