Artistët e rinj promovojnë vlerat e artit shqiptar (VIDEO)

Artistë të rinj profesionistë, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, u bashkuan në një event të përbashkët të arteve pamore e të arkitekturës.

Rreth 30 artistë shqiptarë u mblodhën për të promovuar vlerat e vërteta të artit shqiptar, përmes një ekspozite të hënën në Prishtinë, pasi ata i bashkon dashuria, talenti, pasioni  dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm për artin.

Një ekspozitë e llojit të tillë bashkë me një sfilitë mode është zhvilluar paraprakisht më 1 maj 2015 në Qendrën Rinore të Tiranës. Aty, kanë marrë pjesë kreu i qeverisë shqiptare Bujar Nishani, përfaqësues të shumtë të botës së artit dhe përfaqësues të medieve.

Për më shumë mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga televizioni Tribuna Channel!