Arti konceptual një mundësi e mirë për maturantët kosovarë

Mungesa e informacioneve për artin konceptual në vend, ka shtyrë shumë të rinj të studiojnë në fusha të tjera, por të pakët janë ata që studiojnë “Artin konceptual dhe mediet e reja”.

Arti konceptual aplikohet që nga vitet 60-të në shtetet e huaja, ndërsa në Kosovë që tri vjet tashmë.

Arti konceptual nënkupton përçimin e idesë dhe atë të kuptimit.

Ky art përfshin videoinstalacionet, fotografitë, hartat, gjuhën e vet, përvojat jetësore të njerëzve e të tjera.

Prandaj, arti konceptual mund të jetë një mundësi e mirë për të maturantët tanë, që në të ardhmen të studiojnë në këtë drejtim.

Për më tepër mund ta shikoni storien e përgatitur nga gazetari Mentor Hajrizi./GazetaTribuna/