Anulohet konkursi për udhëheqës artistik në “Shota”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, nëpërmes një komunikate sot kanë njoftuar se është anuluar konkursi për udhëheqës artistik në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”, shkruan KultPlus.

Konkursi i datës 26 dhjetor 2017-të është anuluar për shkak të mosplotësimit të numrit të kandidatëve të nevojshëm, për kryerjen e procedurës së rregullt të rekrutimit./ KultPlus.com