Ambasada Norvegjeze në Kosovë mbështet Elhaiden në Eurovision (Foto)

Në faqen zyrtare të kësaj ambasade iu kanë rekomanduar miqve të votojnë për Elhaiden dhe ta mbështesin atë.

“Miq shqiptarë në mbarë botën, është koha për të mbështetur Elhaida Dani, dhe të votojnë sonte në Eurovision Song Contest në gjysmëfinalen 1-rë në ora 21:00,”, thuhet në postimin e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.

Ndryshe Elhaida sonte do të performojë e 14-ta në gjysmëfinalen e parë.

Banorët nga këto shtete mund të votojnë për Elhaiden, përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision: Moldavia, Armenia, Belgjika, Holanda, Finlanda, Greqia, Estonia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bjellorusia, Rusia, Danimarka, Rumania, Gjeorgjia, Spanja, Austria, Franca, Australia.