Albumi “Abbey Road”, më i shituri edhe pas 50 vitesh

Albumi i famshëm “Abbey Road” i grupit The Beatles, ngjitet përsëri në vendin e parë si albumi më i mirë në Britani edhe 50 vjet pas publikimit të tij.

“Katërshja fantastike”, siç njihen ndryshe anëtarët e grupit, rimorën vendin e parë duke vendosur edhe një rekord prej 50 vitesh hapësirë mes datës së publikimit dhe çmimit të fituar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paul McCartney shprehet se “nuk mund ta besoj që edhe pas kaq vitesh ‘Abbey Road’ jeton akoma”.