Aktori Hadrijan Vila, sërish sjell bashkëpunime nga Italia në Kosovë

Aktori me famë botërore, Hadrijan Vila, që tash e disa ditë është parë me producent dhe regjisorë italian dhe kroat, ku kanë vizituar personalitete dhe vende të ndryshme të Kosovës për të gjiruar një film me aktor italian, kroat dhe shqiptar.

Ky film do të jetë film për treg evropian me tematiken e gjerë që nga (arbëreshet, Kosova, pakica kroat dhe kontributi italian që nga lufta)…

Me insistimin e gazetarit të Kosova.info, Hadrijan Vila, thotë që nuk do të ketë informata për publikun derisa të kemi marrëveshje definitive me aktorë dhe gjitha strukturat përkatëse të këtij projekti gjigant, që për momentin preferohet që të mbesin private.

Për Hadrijan Vila’jn nuk është hera e parë që sjell bashkëpunime nga Italia në Kosovë.