Akademi përkujtimore me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së Teki Dervishit

Te premten me datë 28 qershor në ora 14.30, ne Qendrën Informative Kulturore ne Shkup Sallonin 19”19, do të organizohet manifestimi kulturor “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare ”

Kjo akademi përkujtimore mbahet me rastin e tetëvjetorit te vdekjes se Teki Dervishit dhe organizohet na grupi joformal Odisse dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kultures se Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmares do te jenë kritik letrar, aktor, miq dhe dashamirë te poetit , shkrimitarit, publicistit dhe dramaturgut te mirënjohur Teki Dervishi, te cilët me fjale rasti do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të Teki Dervishit.