“Ai popull që nuk njeh të shkuarën e tij, mbetet gjithë jetën foshnjarak”

Ky kuvend dhe kuvendet tjera popullin shqiptar po e ndihmojnë të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë dhe prejardhjen tonë, për ta kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe për ta marrë përsipër peshën e kësaj trashëgimie, si trashëguesit dhe mbartësit themelorë e të drejtpërdrejtë të tyre

Nga Prishtina, Qendra Kombëtare “Rrënjët tona” ne Tirane mbajti Kuvendin Ndërkombëtar i cili ishte një vazhdimësia historie-gjuhësore dhe Etnos kulturore e Shqiptarëve te cilin e organizoi Kuvendin Ndërkombëtar me temë: Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe Etnë kulturore në boten shqiptare përmes mijëvjeçarëve. Në këtë kuvend morën pjesë rreth nëntëdhjete referues, akademikë, studiues, pjesëmarrës nga vendbanimet shqiptare nga Mali i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia, nga Kroacia, nga Franca, nga Italia dhe vende te tjera – pedagoge, njohës të gjuhës shqipe tek arbëreshët e Italisë dhe arvanitasit nga Greqia.

Ne ketë Kuvend u trajtuan tema të ndryshme gjatë tri ditëve. Kuvendi i zhvilloi punimet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ne Tirane.

Në ditën e parë u regjistruan pjesëmarrësit dhe u çel ekspozita me postera dhe thënie të arta, me foto dhe pamje nga Shqipëria, për gjuhën shqipe dhe shqiptarët.

Dita e dytë u be ceremonia e hapjes së Kuvendit. Ne këtë Kuvend me diskutimet e tyre personale morën pjesë personalitete nga fusha përkatëse si dr. Stefan Pinguli, prof. Sazan Gun, prof. Primo Shllaku, prof. Nexhmi Ganiu dhe mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu. Fjalën e hapjes në Kuvendin Albanologjik e mbajti dr. Stefan Pinguli cili në fjalën e tij u angazhua me të vërteta, që deri më tani nuk janë thënë për arsye të ndryshme nga akademikët dhe zyrtarë ne boten shqiptare. Edhe dr. Pinguli në fjalën e tij para te pranishmeve tha se Albanologjia është vetë Kombi dhe Populli shqiptar. Lidhur me pyetjen se përse në Tiranë po mbahet ky Kuvend? Themi pa ngucim se Tirana është kryeqendra e kombit dhe e popullit shqiptarë ku gërshetohen vlerat e trashëgimisë albanologjike dhe arritjet e kulturës moderne, ku behët shpalosja e identitetit, ku bashkëjeton historia dhe ardhmëria, antikiteti dhe moderniteteve të tjera. Tirana është vendi më i përshtatshëm, më ¡ drejtë dhe më i dobishëm për zhvillimin e Kuvendit Albanologjik.

Image

Albanologjia është vetë Kombi dhe Populli shqiptar.

dr Apollon Braçe, në fjalën e tij shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuon dhe po kontribuojnë në studimet albanologjike. Bazuar në këtë Albanologjia dhe Kuvendi kërkojnë që të zgjerohen dhe të përdoren metodat me të avancuara në këtë fushë. Studiuesi Primo Shilaku ne fjalën e tij nënvizoi se gjuha shqipe deri më sot është studiuar si gjuha në formën krahasimore të saj, nga studiues si Çabej, Domi e te tjerë, të cilët pa diskutim kanë dhënë një kontribut të madh me studimet e tyre. Një objektiv tjetër është se gjuha ka nevojë për tu pasuruar, sepse mbi pesëdhjete për qind e vendit tonë është nga Venu. Futja e strukturave të reja gege do ta pasuronte edhe do ti bënte më të kuptueshëm studiuesit ndërkombëtarë, që arrijnë deri në një pikë për gjuhën, por që nuk shkojnë dot më tej, sepse nuk njohin pjesën tjetër të gjuhës. Pasi të gjithë këta dhanë përshëndetjet dhe mendimin e tyre, dolën jashtë muzeut për të bërë një foto të përbashkët. Në hollin e muzeut u panë edhe thëniet e arta, fotot dhe hartat për gjuhën dhe historinë e shqiptarëve. Edhe ditën tjetër objektivi i diskutimeve nga studiuesit pjesëmarrës prof. dr.Jahja Drançolli, prof. ing. Dashamir Uruçi, Clirim Mukii, Mal Berisha, Xhevair Lleshi, Preng Lleshi, dr. Sc. Faik Sahiti ishte se një Kuvend i cili na ndihmoi të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë dhe prejardhjen tonë, për ta kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe për ta marrë përsipër peshën e kësaj trashëgimie, si trashëguesit dhe mbartësit themelorë e të drejtpërdrejtë të tyre. Dhe për ta mbyllur shkrimin tone po përcjellim nga ky Kuvend Ndërkombëtar mesazhet : “Ai popull që nuk njeh të shkuarën e tij, mbetet gjithë jetën foshnjarak.