70 të rinj përfitojnë nga skema e grave për star-up në vlerë 300 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u shpreh tejet i lumtur që edhe 70 të rinj përfitojnë nga skema e grandeve për star-up në vlerë prej 300 mijë euro.

Ai tha se trajnimet në ndërmarrësi u kanë mundësuar të rinjve procesin e kthyer nga një ide në një fillim të suksesshëm biznesi shkruan Kosova.info.

“Projekti është fokusuar ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve. Si Ministri jemi jashtëzakonisht të fokusuar në përkrahjen e të rinjve të cilët me propozimet e tyre kanë filluar një cikël të ri të krijimit të bizneseve, me përkrahjen e fuqishme financiare nga MKRS-ja”, ka shkruar Gashi në Facebook.