​Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në Prizren

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, sot bën hapjen e ekspozitës për publikun në të gjitha hapësirat në Prizren, duke përfshirë qendrën e qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth.
Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Ekspozia do të jetë e hapur nga ora 12:00.