Këngëtarja simpatike Kejsi Tola, vjen e veçantë në klip

Këngëtarja simpatike Kejsi Tola ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“U rritëm” mban titullin kënga e saj e re, e cila është me ritme verore.

Kënga dhe teksti janë punuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi.

Ndonëse ka qenë gjithnjë më e tërhequr nga paraqitja në klipe, kësaj radhe këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, vendosi të vijë më ndryshe.

Me një klip të xhiruar në bregdetin shqiptar, Kejsi vjen mjaft tërheqëse me performancën e saj.

Ana vizuale e projektit i është besuar Talelli Production.

Ky projekt i këngëtares vjen pak ditë pasi ajo ishte pjesëmarrëse në një koncert gjigant në Stokholm.