Fotografitë më spektakolare në botë të shkrepura nga ajri

Drone Awards është konkursi më i rëndësishëm për fotografitë e kapura në lartësi, një projekt i Art Photo Travel Association, kushtuar një zhanri tjetër të fotografisë

Konkursi i këtij viti shpalli së fundmi fotografitë më të mira ajrore, të ndara në gjashtë kategori: abstrakte, natyrë, njerëz, sport, urban dhe jetë e egër.

Më shumë se 4500 fotografi u paraqitën nga fotografë të ndryshëm nga 107 vende.

Fotografitë fituese do të shfaqen në ekspozitën “Sky’s the Limit” në nëntor, në Siena, Itali gjatë Siena Awards Photo Festival.

Fotografi i vitit u shpall Jacek Denaka nga Polonia me fotografinë e titulluar “Një cekëtinë me peshq shumëngjyrësh”, ku duken skiatorë që garojnë në festivalin Bieg Piastow Skiing të organizuar në Jakuszyce, Poloni.

Jamie Link – “Stuhi dëbore në fushën e luftëtarit”, pamje e stadiumit të futbollit në Chicago.

Shihui Liu – “Pasqyra e Tokës”, shkrepur në Parkun Kombëtar Yellowstone në Amerikë, ku shënohet pranvera më e nxehtë në SH.B.A.

Florian Ledoux – “Ushqimi i Balenave Kurrizo”, Antarktida.

Khanh Phan – “Lule në ujë”, një grup grash në Long An, Vietnam, pastrojnë zambakët e ujit për t’i bërë gati nëpër pako, në mënyrë që t’i shesin në treg.

Atle Sveen – “Moment paqësor”, shkrepur në Boligvika, Norvegji.

Ming Li – “Valsi i mbikalimeve”, Foshan City, Guangdong, Kinë.

Florian Ledoux – “Fokat në akull”, foka që qëndrojnë në akull midis foragjereve, Arktik./Telegrafi/