Shqiptarët e Amerikës të gatshëm të investojnë në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora  të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në ktë takim u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin  e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Mehmeti e mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.