Së shpejti Kosova me 5G (VIDEO)

Kërkohet vizion për pesë vitet e ardhshme nga operatorët për shkak se do të fillojë gjenerata e pestë e telefonisë dhe simkartat nuk do të shfrytëzohen vetëm nga telefonat por edhe nga pajisje të ndryshme.

“Prandaj do të rritet shfrytëzueshmëria. Do të jemi të gatshëm për 5G. Jemi në proces të vlerësimit të brezit si ARKEP. Operatorët duhet të jenë të gatshëm të blejnë brezin edhe për 5G qysh tash,” është shprehur kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi,  në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Dy operatorëve kryesor thotë se i skadojnë një pjesë e madhe e brezave, një pjesë në 2019 dhe një tjetër në 2021.

“Prandaj ata kah mesi i këtij viti ose fundi i këtij viti do ta dinë saktësisht se sa do të ju kushtojnë ato breze, dhe do të jenë të gatshëm t’i blejnë ato breze frekuencore.”

Gashi thotë se do të duhen ekipe të veçanta për kreativitet teknik dhe do të realizonin këtë situatë.

“Do të hapet brezi nga 800 megaherz deri në 3.6 giga herz.”

Ai pret që operatorët qysh tani  të kenë vizionin për 10 apo 15 vitet e ardhshme, në të kundërtën thotë se do të kenë rënie të hyrave./GazetaTribuna/