Pritje deri në dy muaj për testim për patentshofer

Problemet për pajisje me patentshofer kanë bërë që për një provim, kandidatët presin deri në dy muaj.

Këtë e ka deklaruar Xhemshit Cakolli Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel, duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të gjendet zgjidhje rreth kësaj.

“Prej pjesës teorike në atë praktike duhet të pritet një muaj,” është shprehur Cakolli.

Ai kërkon të organizohen edhe vikendeve ose orare  më të gjata dhe të gjendet zgjidhja adekuate për këtë çështje./GazetaTribuna/