Osmani: KEK-u ulë për 20 % prodhimin

Rafet Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, ka deklaruar në emisionin EuroTribuna se nga pas lufta e deri më tani në KEK janë 43 persona që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës.

Osmani thotë se ka shumë rreziqe me të cilat përballen çdo ditë punëtorët e KEK-ut dhe sipas tij ka edhe raste të tjera të vdekjeve të cilat janë shkaktuar nga puna në korporatë, por që konsiderohen si vdekje natyrale.

Ai gjithashtu shton se ka edhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve që kanë mbetur me të meta fizike.