Osmani: Ka mjete për t’u realizuar rritja e pagave

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani i ftuar në emisionin EuroTribuna, ka folur për premtimin që u është bërë atyre për rritje të pagave.

Osmani ka deklaruar se kryeministri Haradinaj nuk ka mundur të premtojë rritjen e pagave pa u konsultuar me menaxhmentin. Ai gjithashtu theksoi se ka mjete për t’u realizuar kjo rritje e pagave.