Mund të shtyhet afati i implementimit të kodit 383 në telefoninë mobile (VIDEO)

Kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thotë se obligim ligjor që deri më 1 qershor kodet 377 dhe 386 të kalojnë në kodrin 383.

Sipas tij, ka tendenca që operatorët të kërkojnë kohë shtesë për implementim të plotë të kodit 383.

“Do të trajtojmë cdo kërkesë, ato të paarsyeshme nuk do të merren parasysh. Jemi në kontakt me operatorët që më 1 qershor të jetë afati i fundit i implementimit të kodit 383,” është shprehur Gashi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Funksionalizimi në telefoninë mobile sipas Gashit është më kompleks në aspektin teknik.

“Besoj se nuk do të ketë arsye qoftë edhe për 1 javë apo dy javë shtesë.”

Ai thotë se kanë vazhduar të kërkojnë në vazhdimësi raporte rreth implementimit të kodit 383 në telefoninë mobile. /GazetaTribuna/