A mund ta besoni se Kosova ka pakot më të lira të telefonisë në rajon?(VIDEO)

Tregu i kosovës ka një konkurrencë të mirë në raport me ofertat dhe kërkesat thotë kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Për më tepër, ai thotë se çmimet në telefoninë mobile janë relativisht të lira dhe të arsyeshme në Kosovë.

“Gjithashtu edhe në telefoninë fikse. Pakot e internetit janë të mira. Krahasuar me rajonin jemi diku më të lirët me disa raste në vendin e dytë, por në shumicën e pakove jemi më të lirët,” shprehet Gashi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Ai thotë se operatorët e dinamizojnë tregun dhe hyrja e operatorit të tretë do të ndikojë edhe tek operatorët aktual. /GazetaTribuna/