Mulaj tregon si duhet rritet paga minimale në Kosovë

Ismet Mulaj nga Oda e Afarizmit të Kosovës ka thënë se Kosova është i vetmi vend që nuk e ka të rregulluar sistemin e pagave.

Ai ka thënë se gjithkund sistemi privat e ka pagën mesatare më të lartë, e sipas tij, jemi vendi i fundit për ka rritja e punësimit, kjo tregon çfarë vendi jemi, thotë Mulaj në Euro Tribuna.

Paga minimale apo ajo maksimale në biznes privat rregullohet sipas ofertës dhe kërkesës.

Ka folur edhe për idenë e NISMA’s për Kosovën “çdo familje një i punësuar”, duke e vlerësuar si të drejtë këtë.

“Por nëse rritet paga minimale në Kosovë siç është rekomanduar jo që nuk do të ketë një të punësuar në familje por edhe do zvogëlohet numri i atyre aktual”, ka thënë Mulaj./ Tribuna Channel