Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, do t’i vizitoj nesër Obiliqin dhe Vushtrrinë

Nesër, e enjte (01.03.2018), në kuadër të vizitave për mbështetje të projekteve infrastrukturore për komunat e Kosovës, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do t’i vizitoj Obiliqin dhe Vushtrrinë.

Agjenda e takimeve

Data e vizitave, 01.03.2018

Nesër, nga ora 11:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të vizitoj komunën e Obiliqit me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi.

Nesër, nga ora 13:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të vizitoj komunën e Vushtrrisë me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.