Lekaj viziton Skenderajn dhe Drenasin, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Sot, më 20 shkurt 2018, (e martë), me fillim nga ora 12:00, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, viziton Skenderajn, ku do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.

Ndërsa, po sot, me fillim nga ora 13:00, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë viziton Drenasin dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi poashtu.

Ftoheni që të merrni pjesë dhe t‘i përcillni këto ngjarje, të cilat do të realizohen në Skenderaj dhe Drenas.