Lekaj do t’i vizitojë Vitinë, Gjilanin dhe Kamenicën

Nesër, e martë (27.02.2018), në vazhdën e vizitave dhe mbështetjes së projekteve infrastrukturore për komunat e vendit, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do t’i vizitojë Vitinë, Gjilanin dhe Kamenicën.

Agjenda e takimeve

Data e vizitave, 27.02.2018

Nga ora 9:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë viziton Vitinë, me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haiti.

Në ora 11:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.

Ndërsa, në ora 13:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do ta vizitojë komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin, Qëndron Kastrati.

Ju njoftojmë, se pas çdo takimi do të ketë edhe prononcime për media nga ministri Lekaj dhe kryetarët e komunave të lartëcekura.

Ftoheni që të merrni pjesë dhe t’i përcillni aktivitetet e ministrit Pal Lekaj, në Viti, Gjilan dhe Kamenicë!​