Kosova nuk ka kushte për të aplikuar testimin në poligon (VIDEO)

Burim Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës, thotë se çështja e poligonit nuk e zgjat kohën e testimit për patentshofer.

“E para, testimi bëhet në një hapësirë të caktuar që nuk e pengon trafikun. E dyta, manipulimet që bëhen në poligon, pyetësi ka qenë i obligun me i bo gjatë testimit në qytet,” është shprehur Krasniqi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Në Prishtinë janë vetëm katër poligone, dhe sipas Xhemshit Cakolli Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës Kosova nuk ka kushte të aplikojë poligonin.

“Nuk ka kushte me u apliku poligoni se rrjedh problemi tjetër. Kjo çështje veç sa e ka komplikuar këtë çështje,” është shprehur Cakolli.

/GazetaTribuna/