Kodi 381 i takon vetëm historisë (VIDEO)

Kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thotë se kodi i vetëm i Kosovës do të jetë 383, pavarësisht deklarimeve të Beogradit se në Kosovë do të vazhdojë të përdoret edhe kodi 381.

“Telekomi i Kosovës në kuadër të implementimit të planit të ARKEP-it për migrimin e kodeve aktuale në kodin 383, e ka bërë largimin e plotë të kodit 381 nga data 24 mars 2018,” shprehet Gashi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Sipas tij, nga e shtuna e kaluar  kodi 381, që mbulonte telefoninë fikse të Kosovës,  i takon vetëm historisë. /GazetaTribuna/