Ja pse ju vijnë sms në Viber dhe Whatsapp për kodin 383 (VIDEO)

Sigurisht se së fundi , përdorues të operatorëve mobil që shfrytëzojnë kodet 377 dhe 386 kanë marrë mesazhe në aplikacionet e tyre Viber dhe Whatsapp rreth ndryshimit të kodit në 383.

Kjo për shkak se ARKEP ka njoftuar Viber dhe Whatsapp për çështjen e njohjes së kodit 383, pavarësisht se kjo i takon operatorëve.

“Kjo është bërë me qëllim e mirë që të rritet sensibiliteti i opinionit ndërkombëtar për shfrytëzimin e kodit 383,” është shprehur kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Ai thotë se edhe Gmail e ka njohur kodin 383 përfshirë edhe Google, duke pritur që edhe operatorët të mos kenë kërkesa për të shtyrë afatin e kalimit të plotë në kodin e Kosovës./GazetaTribuna/