Hasani mirëpret kthimin e Projektligjit për Shoqëritë Tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka përshëndetur vendimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Projektligjin për Shoqëritë Tregtare.

Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë ka kërkuar nga Kuvendi që sa më shpejt ky projektligj të kthehet në rishqyrti.

Postimi i Hasanit në Facebook:

Ditën kur debatuam në Kuvend Projektligjin për Shoqëritë Tregtare e kundërshtova miratimin e amendamentit me të cilin obligohen bizneset private (shoqëritë aksionare) që në bordet e tyre të kenë 40 për qind femra, ndërsa pas dy vitesh të bëhet 50 për qind. Duke ua imponuar bizneseve private që në bordet e tyre të kenë përfaqësim 50 për qind të femrave, ne po ndërhynim në çështjet e sektorit privat. Me gjithë kundërshtimet tona ai amendament kaloi. Pas saj patëm edhe ankesa të mëdha të bizneseve për të cilët kjo ishte një padrejtësi. Sot, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 80 dhe nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare, të miratuar më 15 mars 2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E përshëndesim këtë vendim të presidentit Tha çi dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga Kuvendi që ta kthejnë sa më shpejt në rishqyrtim këtë ligj sepse me kalimin e këtij ligji e rregullojmë veprimtarinë e shoqërive tregtare, nxisim dhe lehtësojnë themelimin dhe funksionimin e tyre. Me anë të këtij ligji krijojmë në ambient më të mirë për të bërë biznes në Kosovë.