Dogana realizojë 597 kontrolle tek lojërat e fatit dhe mblodhi 14 milionë euro

Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr një mori aksione në parandalimin e humbjeve të taksave si dhe në aspektet tjera në sektorin e lojërave të fatit. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle operatorëve të licencuar dhe pa-licencuar të lojërave të fatit, totali i këtyre kontrolleve ishte  597.

Derisa nga pagesat e rregullta të taksës së akcizës gjatë vitit 2017 janë mbledhur afër 14 milion euro.

2016 2017 +/-
Të hyrat nga akciza 11.778.170€ 13.925.847€ 18.23%

Në aspektin e kontrolleve dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara.  Gjithashtu këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht. Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe ATK në për kontrollimin e këtyre pikave.

 

2016 2017 +/-
Kundërvajtje doganore 172 raste 285 raste 39.64%
Vlera e mallit të konfiskuar 381.638€ 487.955€ 27.78%
Aparate (slot aparate) të konfiskuara 264 copë 308 copë 16.60%
Shtëpiza kompjuteri, TV, printer të konfiskuar 198 copë 442 copë 123.23%
Bastore të pa licencuara 159 raste 171 raste 0.75%
Vlera e gjobave për bastore të pa licencuara 267.120€ 287.280€ 0.75%

 

Vlen të theksohet fakti se bashkëpunimi  me qytetar ka qenë mjaft i madh pasi kemi pranuar një numër të informatave mbi aktivitetet e lojërave të fatit, më saktësisht kemi pranuar mbi 70 informata në tërë Kosovën, prandaj Dogana falënderon të gjithë qytetaret.