Bashkim Fazliu thërret protestë pro demarkacionit

“Mos na bllokoni” është motja e protestës së nesërme të thirrur nga Bashkim Fazliu, që do të mbahet gjatë kohës sa Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe një seanca si përpjekje që ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Fazliu, i cili ishte kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, ka kërkuar mbështetjen mediale për protestën e nesërme.

“Kërkojmë nga Ju mbështetje mediale për protestën e nesërme MOS NA BLLOKONI, duke shpërndarë ftesën dhe duke sensibilizuar opinionin për rëndësisnë e protestës së nesërme dhe të tjerave që do të pasojnë deri në ratifikimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftimin e tij.

Një protestë e tillë u organizua edhe javën e kaluar përderisa Kuvendi tentoi ta ratifikojë demarkacionin, por fare pak persona iu bashkëngjitën asaj proteste.