Ata që udhëtojnë, mund të testohen pa rend për patentshofer (VIDEO)

Qytetarët që duhet të udhëtojnë jashtë vendit për çfarëdo arsye, mund t’i nënshtrohen testimit për patentshofer pa patur nevoj të pritet, duke e dëshmuar përmes dokumentacionit konkret.

Këtë zotim e ka dhënë Burim Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës duke shprehur bindjen se kjo nuk duhet të ndodhë.

“Ata që kanë me udhëtu, nuk guxojnë me pritë. Ka konsideratë edhe për ata me nevoja të veçanta,” është shprehur Krasniqi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Ky reagim vie, pas ankesës së Hilmi Ajeti, nga autoshkolla “Kosova 2000”.

“Kemi pasë raste që shumë kandidatë kanë pasë të udhëtojnë jashtë dhe kanë pësu shkaku i kësaj pritjeje,” është shprehur Ajeti.

Në këtë emision palët u dakorduan që të bëhet zgjidhja dhe të mos bëhen pritje të gjata për t’ju nënshtruar testimit qoftë përmes rritjes së numrit të pyetsve, rritjes së orarit të punës, apo testimit në ditë vikendi./GazetaTribuna/