Valdet Gjinovci flet një ditë pas skandalit me mishin nga Belgjika (LIVE)

Valdet Gjinovci,  Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës është duke folur një ditë pas publikimit të skandalit për mishin ei vjetër 12 vjet, që  u eksportua nga Belgjika në Kosovë.

Ai po bënë thirrje që në të ardhmen të merren seriozisht thirrjet e AUV.

“Kërkoj nga organet e rendit, Policia e Kosovës, prokuroria dhe gjyqësori sepse bëhet fjalë për qytetarin,” është shprehur Gjinovci në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Ai thotë se nuk ka qenë vetëm në tregun e Kosovë, por rasti i hetimit ka qenë Kosova.

Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge “Veviba” në Kosovë ndonjëherë ka qenë i vjetër 12 vjet, raportoi një ditë më parë “Het Laatste Nieuës”.

Sipas gazetës belge, dokumentet e gjykatës tregojnë se një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne ka arritur në Kosovë më 19 shtator, 2016. Shumica e etiketave ishin shqyer, por nga ato që ende ishin të dukshme, u pa se mishi ishte nga viti 2004.

Po ashtu u zbulua se një pjesë e mishit vinte nga thertoret “Izegem” dhe “Harelbeke” dhe se ishte ripaketuar në pako me etiketën e “Veviba”-s. Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale belge për Siguri në Ushqim (AFSCA) ishte kontaktuar dhe u informua për zbulimin e shërbimeve kosovare gjatë një inspektimi ushqimor.

Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Ghentit, Bruno De Meulenaer, i cili tha se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk do të thotë automatikisht se është i rrezikshëm për ushqim, së paku “nëse zinxhiri i ftohjes nuk është ndërprerë dhe mishi ka mbetur i magazinuar në minus 18 gradë”./GazetaTribuna/