Testime për patentshofer edhe vikendeve (VIDEO)

Testime për patentshofer së shpejti do të fillojë të mbahen edhe gjatë vikendit.

Kështu ka paralajmëruar Burim Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

“Në Prishtine dhe Prizren së shpejti do të organizohen edhe vikendeve,” është shprehur Krasniqi.

Sa i përket zgjatjes së orarit të punës, ai e ka kundërshtuar si mundësi, pasi që sipas tij momenti kur errësohen nuk shihet në kamera, përmes të cilave monitorohet mundësia e manipulimit./GazetaTribuna/