​Londra duhet të respektojë rregullat e BE-së në periudhën e tranzitore

Britania e Madhe, e cila ka kërkuar një periudhë dyvjeçare tranzitore pas daljes nga Bashkimi Evropian, duhet të pajtohet me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian gjatë asaj periudhe, tha sot kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier.
“Ideja që Britania do të vazhdojë të jetë pjesë e një tregu të vetëm gjatë kësaj periudhe, atëherë është e qartë se të gjitha rregullat evropiane dhe kushtet financiare, duhet të respekton në këtë periudhë, pa asnjë përjashtim”, tha Barnier.