​Hapen dyert e bodrumeve për grumbullimin e rrushit

Pas shumë përpjekjeve dhe punës intensive të Shoqatës Veretare dhe Shoqatës Vreshtare, është arritur marrëveshja e mirëkuptimit për pranimin e rrushit.


Përmes një komunikate, shoqatat konstatojnë që mbas themelimit të institucioneve, kërkesat e tyre do t’i adresohen institucioneve relevante në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të kësaj çështje.

Të dy shoqatat i falënderojnë akterët të cilët kanë ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.