​Francë: Protesta të mëdha për shkak të reformave për ligjin e punës

Në gjithë Francën sot do të mbahen protesta kundër reformave të ligjit për punën, të cilin planifikon ta miratojë presidenti i vendit, Emmanuel Macron.
Njëra nga sindikatat më të mëdha në Francë, Konfederata e përgjithshme e punës (CTG), u ka bërë thirrje 4.000 anëtarëve të saj për grevë, derisa njëkohësisht të punësuarit në hekurudha, shërbime publike dhe studentët janë ftuar që të protestojnë rrugëve të Parisit, Marsejës dhe Tuluzit.