​FMN do të mbështesë Qeverinë e re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen, me të cilin ka biseduar për stabilitetin fiskal të Kosovës dhe bashkëpunimi me FMN-në.
Me këtë rast Haradinaj vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën. Ndërsa, Vermeulen, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen e tij si dhe i uroi atij dhe Qeverisë suksese. Ai u shpreh se FMN pret të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së. Vermaulen e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe FMN.