“Dashnia si mafia”, projekti më i ri nga Baboo Darabuka dhe Dj Benity

Baboo Darabuka dhe Dj Benity sapo kanë sjellë projektin e ri.

“Dashnia si mafia”, mban titullin kënga e re e artistëve të njohur me muzikë të Ardian Kastratit dhe me tekst të Kreshnik Avdiut.

Po ashtu edhe në këtë këngë të tyre ata shfaqen duke kënduar, një klip veror dhe mjaft atraktiv që pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Ndërsa, e fundit ishte “Habibi” një projekt interesant i gërshetuar në gjuhën shqipe dhe atë arabe.