Zjarret pyjore bllokojnë komunikacionin ajror në Indonezi

Zjarret e mëdha pyjore kanë bllokuar komunikacionin ajror në krahinat indoneziane Kalimantani Perëndimor dhe Riau.

Për shkak të tymit të dendur që ngritet mbi zjarret, dukshmëria në luginat ku gjenden katër aeroportet është ulur në disa qindra metra.

Mediat lokale raportojnë se në aeroportin Supadio janë anuluar së paku 37 fluturime. Situata e ngjashme është edhe në tre aeroportet tjera në krahinën Riau, transmeton AA.

Zyrtarët njoftuan se anulimi i fluturimeve do të praktikohet derisa dukshmëria nuk është adekuate për fluturimin dhe aterimin e aeroplanëve.

Tymi i dendur ka shkaktuar edhe mbyllje dy ditëshe të shkollave në këto rajone indoneziane.

Njësitet zjarrfikëse me të gjitha kapacitetet vazhdojnë të luftojnë kundër stuhive të zjarrta në disa rajone indoneziane.