Vritet një shqiptar në Siri

Një shtetas i Shqipërisë është vrarë dhe një tjetër është plagosur në luftimet që po zhvillohen në Siri.

Që të dy dyshohet se luftonin për krah organizatës terroriste ISIS.

Ata ishin udhëtuar drejtë Lindjes së Mesme nga Spezia e Italisë, përcjell KTV.

Identitetet e tyre nuk dihen ende, por shërbimet e sigurisë italiane kanë urdhëruar hetuesit për të rindërtuar historinë “italiane” të këtyre dy emigrantëve.

Mediat italiane raportojnë se tani hetuesit e antiterrorizmit në Itali po hetojnë për të hedhur dritë për periudhën e qëndrimit të shqiptarëve në Itali.