Vritet një person në Durrës, në mes të ditës

Një person është ekzekutuar në mes të ditës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:55 në lagjen Nr. 18 në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash të Durrësit, i cili u transportua në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.