Vrau dhe dogji me benzinë dy persona

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Odise Verbofshib, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 20 shkurt 2014 në zonën e Kënetës, Durrës, pas një përplasje mes autorit dhe viktimave, shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, për shkak të mos pagesës së çmimit për rreth 75 kilogram kanabis sativa, të cilën i pandehuri u kishte dhënë viktimave.

Sipas hetimit dhe më pas gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri Verbofshi i ka vrarë dy viktimat në ambientet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me një armë pistoletë rreth pasdites së datës 20 shkurt 2014 dhe më pas, në mbrëmje, i ka hipur trupat e tyre në mjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja dhe e ka dërguar makinën deri në zonën e Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave. Pas krimit, autori Odise Verbofshi është larguar drejt disa të njohurve në tij, në qytetin e Korçës, ku ka tentuar të kalojë kufirin.

Pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi, autori është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për këtë shtetas, për akuzat e “Vrasjes ne Rrethana te tjera cilësuese”;