Vrasje, kokainë dhe “imunitet” ndaj atentateve! Kush është Elvis Gaçaj

Policia arrestoi në Durrës të shumë kërkuarin Elvis Gaçaj si edhe shokun e tij Klajdi Drizaj, i cili tentoi t’i largohej policisë në momentin e operacionit.

Ky është moment ku 44-vjeçari Gaçaj bashkë me mikun e tij shoqërohen në ambientet e policisë së qytetit bregdetar.

Durrës Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.Gjatë operacionti policor të koduar "Taulantia", Policia kap dhe arreston dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.Njëri prej tyre, i cili kishte dhe armë zjarri me vete ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për armëmbajtje pa leje.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, në vijim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se dy shtetas lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Taulantia".Shërbimet e Policisë në rrugën "Taulantia" kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.Pololicia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë në masë sigurie " Arrest në shtëpi" për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Moskallëzimi i krimit "dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 9 octobre 2019

Elvis Gaxhaj udhëtontë më një automjet tip BMË Seria 1 dhe ka hedhur një pistoletë të markës Ceke në rrugë. Forca të shumta policiore ju vunë në ndjekje gjatë operacionit të koduar Taulantia”, duke sekuestruar edhe 26 fishekë.

Gaçaj është një nga personat e dyshuar se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Porcelanit në Tiranë. Një muaj pas vrasjes Malkos, 44-vjeçari Gaçaj bashkë me vëllezërit Duka e 5 të tjetër u shpallën në kërkim nga gjykata e Tiranës.

Por gjykata e kryeqytetit e delegoi dosjen për moskopetencë pranë gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzat e “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gaxhaj është një emër i njohur për drejtësinë Shqiptare, me një “Cv” të pasur kriminale.

Ai ka qenë i akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje por që ka mundur t’ia hedhë paq. Gaxhaj u prangos në prill të këtij viti, bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistol dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie”.

Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. 44-vjeçari i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të. Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit dhe Kevin Rugovës.

Por për Elvis Gaçajn, ai atentat nuk është i pari. Në dy vjet ai u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ku sulmet ishin kryer me eksploziv.

Nga hetimet e policisë së antidrogës së kryeqytetit ka rezultuar se Elvis Gaçaj është një ndër personat që ka monopolin e shpërndarjes së kokainës në Tiranë, si edhe të lokaleve të natës me muzikë Live.