Vlora solidarizohet me Italinë, teatri “Petro Marko” me ngjyrat e flamurit të vendit fqinj

Pas Elbasanit, qyteti bregdetar i Vlorës ka bërë gjestin e madh në solidaritet me fqinjët e Italisë që po vuajnë humbjet e mëdha nga koronavirusi.

Teatri ”Petro Marko” është veshur me ngjyrat e flamurit italian për të përçuar një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti ndaj Italisë.

Pak ditë më parë një gjest i tillë ndodhi edhe në hyrje të kalasë së Elbasanit.