Vlora goditet nga dy tërmete të forta brenda 10 minutash

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet.

Që nga 26 nëntori kur Shqipëria u godit nga një tërmet prej 6.4 shkallë të Rihterit, nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës.

Para gjysmë ore Vlora është goditur nga dy tërmete.

 Një tërmet me magnitudë prej 3.5 shkallësh së Rihterit ka goditur Radhimën, shkruan lajmi.net.

Ky tërmet ishte me thellësi prej 30 kilometrash.

Tërmeti tjetër me magnitudë prej 3.5 ballësh se Rihterit është regjistruar në qytetin e Vlorës dhe thellësia e tij ishte 10 kilometra.