Vëlla e motër kapen mat duke vjedhur në një magazinë ushqimore

Vëlla e motër janë arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.

 Në pranga kanë rënë shtetasit Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

“Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit” sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H