Vatra përshëndet miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” përshëndet vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve të bashkësive etnike.

Federata Vatra e vlerëson si hap pozitiv të arritur në një shtet ku dasitë etnike janë të theksuara.

Vatra e vlerëson pozitivisht Vendimin sepse Ligji lejon që gjuha shqipe do të përdoret për të parën herë edhe në Qeveri; edhe në Kuvend, por edhe në të gjitha organet e tjera të pushtetit qendror, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë etj.

Ky Ligj avancon përdorimin zyrtar të Gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror dhe lokal.

Vatra mendon se ky ligj është jo vetëm një arritje për shqiptarët , por edhe për vetë maqedonasit dhe do të ulë tonet e grindjeve dhe dasive etnike dhe garanton të drejtat e njeriut sipas kartave ndërkombëtare