Vajza heroinë shpëton nënën nga dhuna e të dashurit, shtiret sikur po porosiste pica por telefonon policinë amerikane

Një vajzë ka shpëtuar nënën nga i dashuri i saj abuzues pasi telefonoi fshehtas policinë duke u shtirur sikur po porosiste pica. 

I dashuri i nënës, i identifikuar nga policia si 56-vjeçari Simon Lopez, ishte në banesën e familjes në Oregon kur pas një debati filloi të dhunonte gruan.

Nëna, e cila nuk është identifikuar, i tha policisë se Lopez e qëlloi me grushta vazhdimisht derisa u përplas në mur.

Policia publikoi regjistrimin e audios të telefonatës së vajzës në stacionin policor.

Vajza dëgjohet duke thënë: “Do doja të porosisja një picë”.

Dhe oficeri i përgjigjet: “Ju telefonuat 911 për të porositur picë?”

“Po,”-ju përgjigj ajo me nervozizëm.

“Ky është numri i gabuar për të porositur pica,”- i tha oficeri Tim Teneyck.

“Ju nuk po më kuptoni,”-i shpjegoi ajo, duke bërë që polici ti merrte adresën e banesës.

Teneyck gjithashtu e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë mjekësore, të cilës i përgjigjet: “Jo. Me piper.”

Më pas oficerët u nisën drejt banesës dhe arrestuan Lopez me akuzën për dhunë në familje.

Teneyck tha se kjo ishte një nga thirrjet më të çuditshme që ai ka marrë ndonjëherë në 14 vite punë.