Ujku para derës së shtëpisë në Zurich (Foto)

Ekspertët kanë konfirmuar se në kantonin Zurich të Zvicrës është parë një ujk.

Kjo fotografi e shkrepur nga një qytetar në Horgen paraqet ujkun e katërt të parë në Zurich që nga viti 2014. Para kësaj date, për qindra vite nuk ishte parë asnjë ujk në këtë kanton.

Ekspertët kanë thënë se fotografia nuk arrin të dëshmojë asgjë për origjinën apo moshën, pas vendndodhja e ujkut nuk dihet.

Blick shkruan se ujku nuk paraqet rrezik për njerëzit, sepse për nga natyra është i turpshëm dhe shmang kontaktin me njerëz. Gazeta tutje hedh dyshime se për shkak të aftësisë për të përballuar distanca të gjata, ujku mund të jetë larguar nga Zurich, përcjell KosovaPress.

Por, njerëzit që shohin ujkun duhet të mbajnë distancën, kurse qentë duhet të mbahen të lidhur.